VV: Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 13:04
VV: Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në “Facebook”, kanë thënë se për 3 vjet qeverisje po bëhen më shumë sesa janë bërë në 20 vjet paslufte, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje. Këto veprime kanë qenë të mundshme të ndërmerren edhe më herët por ka munguar vullneti politik. Veriu kujtojmë, dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit”, thuhet në postimi e tyre duke folur për largimin e targave serbe dhe kthimin e atyre RKS në veri të vendit, për marrjen e pronës “Rajska Banja” nga AKPJ-ja, për gjobën ndaj MTS-së dhe sekuestrimin e sirenave të alarmit të strukturave paralele të Serbisë në veri.

(Kosova Sot Online)