Kryeziu tregon diskutimin që patën sot Osmani dhe Kurti

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 14:56
Kryeziu tregon diskutimin që patën sot Osmani dhe Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar se çfarë kanë diskutuar sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidenten, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeziu ka treguar se diskutimi mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti bëhet fjalë për Ligjin e ri për Zgjedhje të cilin Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se po mendon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar Kryeziu.

(Kosova Sot Online)