Vuçiq: Autoritetet e Kosovës duan të shkatërrojnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 15:42
Vuçiq: Autoritetet e Kosovës duan të shkatërrojnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë

Dëshirojnë të fshijnë fillimisht emrin Banjska, e më pas të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë dhe po e bëjnë tërësisht duke heshtur botën, ka komentuar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit. ka konfiskuar hotelin në Banjskë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq thekson se autoritetet e Kosovës janë duke i kryer veprimet e lartpërmendura ndërkohë që bota hesht.

“Dëshirojnë të fshijnë emrin e Banjskës dhe kompleksin në të cilin kemi investuar shumë para dhe të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb dhe këtë po e bëjnë tërësisht derisa bota hesht”, tha Vuçiq.

Mirëpo, siç thotë ai, pavarësisht nga të gjitha sulmet dhe veprimet e tyre kundër serbëve, ata nuk do të arrijnë t’i dëbojnë nga Kosova.

Kujtojmë se më 19 dhjetor, me asistencën e Policisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përsipër menaxhimin e kompleksit “Banja Rajska” në Banjskë të Komunës së Zveçanit, si “aset i ndërmarrjes sociale të Kosovë” dhe ia ka dhënë me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme.

(Kosova Sot Online)