Kurti: Shteti i Kosovës këtë viti është përballur me sfida të shumta

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 15:55
Kurti: Shteti i Kosovës këtë viti është përballur me sfida të shumta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shteti i Kosovës këtë viti është përballur me sfida të shumta, sidomos me ruajtjen e sigurisë në veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se në dy vitet e fundit sidomos grupe të organizuara, të mbështjellë me politikën kanë tentuar të sfidojnë rendin tonë kushtetues e juridik dhe integritetin territorial të vendit.

Por, shefi i ekzekutivit tha se përkundër që ka pasur shumë informata për këto grupe të krimit në veri dhe, ndonëse këto informata janë shndërruar në hetime të shumta, nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta.

Kurti tha se kemi shumë pak aktakuza për krimet e panumërta të kryera ndaj qytetarëve, rendit tonë kushtetues e juridik, integritetit territorial të shtetit tonë si në vitin 2022, ashtu edhe në 2023.

“34 rrugë ilegale janë mbyllur, prej tyre 26 në veri të vendit, 16 laboratorë të drogës janë shkatërruar, 9 prej tyre po ashtu në veri, 1.2 tonë substanca narkotike janë konfiskuar dhe mbi 14 milionë euro janë sekuestruar, nën dyshimin për keqpërdorime dhe shpëlarje të parash., 30.6 milionë euro mall janë konfiskuar nga operacionet e doganës. Ne kemi pasur sfidë të madhe shtrirjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, ku grupe të mirëorganizuara të trajnuara nga Beogradi janë përpjekur që t’i vënë një mbështjellje politike krimit të tyre të organizuar, njerëz që ne i njohim mirë nga kontrabanda dhe krime të ndryshme përgjatë viteve që përnjëherë janë përpjekur që të shfaqen si agjentë me kauza politike, por është e qartë që as qytetarët atje nuk po i përkrahin. Pra vetëm grupe të organizuara kriminale të cilat imitojnë “Wagnerët” e “Ujqërit e natës”, por ata shteti ynë i ka përballur me forcën e ligjit. Ajo çfarë më duhet të them është se ka informata se ajo çfarë ka ndodhur vjet e sivjet, vjet kur kishim barrikada paramilitare, sivjet kur kishim, sivjet kur kishim sulme paramilitare. Këto informata të shumta, ndonëse janë shndërruar në hetime të shumta, nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta, kemi shumë pak aktakuza për krimet e panumërta të kryera ndaj qytetarëve, rendit tonë kushtetues e juridik, integritetit territorial të shtetit tonë si në vitin 2022, ashtu edhe në 2023. Edhe atëherë kur ka pasur edhe arrestime e aktakuza ka pasur lirime në arreste shtëpiake, ka pasur trajtim i cili nuk ka dekurajuar kriminelët”, u shpreh Kurti sot. 

(Kosova Sot Online)