Marrëveshja e re: Në 47 institucione publike në Prishtinë do të bëhet izolimi termik

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 16:04
Marrëveshja e re: Në 47 institucione publike në Prishtinë do të bëhet izolimi termik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Financave, Punës, Transfereve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për grantin, nën – grantin dhe nën – huazimin në vlerën e 6 milionë eurove, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Ramës, përmes këtij projekti, në 47 institucione publike në Prishtinë, ku përfshihen shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare do të bëhet izolimi termik dhe do të ndërrohen dyer e dritare fal investimit në efiçiencë të energjisë.

“Ambient më i pastër, më i përshtatshëm dhe shëndetshëm për kryeqytetasit. Në 47 institucione publike në Prishtinë, ku përfshihen Shkolla, Çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare do të bëhet izolimi termik dhe do të ndërrohen dyer e dritare fal investimit që do ta bëjmë në efiçiencë të energjisë.

Sot nënshkruam marrëveshjen me Ministrinë e Financave, Punës, Transfereve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për grantin, nën – grantin dhe nën – huazimin në vlerën e 6 milionë eurove i cili mundëson realizimin e këtij projekti”, ka shkruar Rama.


(Kosova Sot Online)