Vetura godet këmbësorin në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 16:37
Vetura godet këmbësorin në këtë vend të Kosovës

Raportohet se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 03:30, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha i lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasojë  e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar I cili  urdhëron që ngasësi I automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”

Bytyqi ka thënë se i dyshuari është është Xh.Zh. 21 vjeç, ndërsa viktima S.K. 21 vjeç gjithashtu dhe se të dy janë nga Prizreni.

Pamjet nga ky aksident i ka publikuar deputeti Enis Kervan, ku shihet momenti kur këmbësori goditet nga vetura.

“Kërkojmë drejtësi”, ka shkruar Kervan.

(Kosova Sot Online)