Von der Leyen flet pas sulmit në Çeki: Jam e shokuar

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 19:01
Von der Leyen flet pas sulmit në Çeki: Jam e shokuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas të shtënave në Republikën e Çekisë ku kanë mbetur të vdekur 15 persona,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmi në Çeki ka ngjallur reagime të shumta në botë.

“Të tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, ka deklaruar ajo në platformën “X”, të enjten.


(Kosova Sot Online)