E rëndë, në këtë vend të Kosovës vdes foshnja e porsalindur

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 20:21
E rëndë, në këtë vend të Kosovës vdes foshnja e porsalindur

Raportohet se në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna, derisa rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuar se në fshatin Studenqan të Suharekës një foshnjë e porslindur ka ndërruar jetë. Vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna e saj. Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rasti “Hetim i vdekjes “”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)