Në KEK punësohen 163 persona, vetëm 23 prej tyre gra

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 20:50
Në KEK punësohen 163 persona, vetëm 23 prej tyre gra

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se në KEK janë punësuar 163 të rinj, prej të cilave 23 gra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi ajo ka thënë se “duke e ditur që KEK-u është akter kyq në zhvillimin dhe ekonominë e Kosovës, ky grup të rinjsh paraqet një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm në sektorin e energjisë në Kosovë”.

Më pas Rizvanolli ka shkruar se çfarë profilesh janë këta punëtorë.

Inxhinierë të makinerisë,

Inxhinierë të elektroteknikës,

Saldues elektrik/argon e gaz,

 Manipulues të shiritave transportues,

Inxhinierë të kimisë, dhe

 Teknikët e kimisë.

“Uroj që puna të ju shkojë mbarë, dhe së bashku të angazhohemi për zhvillimin e Korporatës Energjetike të Kosovës”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)