Ankohen mërgimtarët: Po presim deri në 7 orë në Merdar

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 21:25
Ankohen mërgimtarët: Po presim deri në 7 orë në Merdar

Për t’i kaluar festat me familjarët e të dashurit e tyre, bashkëatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa prej tyre kanë treguar se kanë pritur deri në shtatë orë gjatë ditës për të hyrë në Kosovë.

“Shtatë orë kemi pritur. Jemi shumë të lodhur. Por mirë që kemi ardhur shëndoshë”, tha njëri nga mërgimtarët.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në tri orë.

Kolona të gjata gjatë ditës ka pasur edhe në pikat tjera kufitare.

(Kosova Sot Online)