Presidenti i këtij shteti nesër vjen në Kosovë

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 21:50
Presidenti i këtij shteti nesër vjen në Kosovë

Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, e pret nesër në takim kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zyra e Kurtit njofton se “mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit”.

Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 11:40, thekson ZKM në njoftim.

Takimi pritet të nis në orën 12:00.

(Kosova Sot Online)