Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot të dyshuarit dalin para gjykatës

  • 22 December 2023 - 13:06
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot të dyshuarit dalin para gjykatës

Sot tre të dyshuarit për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj, pritet të dalin para gjykatës në Pejë, transmeton "Kosova sot Online "

Ata akuzohen për një vrasje të trefishtë në Gllogjan, që ndodhi në nëntor të vitit 2021.

Në seancë, pritet të shfaqen prova materiale të mbledhura nga Prokuroria e Kosovës.

Kujtojmë se, tre persona qenë vrarë në sulmin me armë zjarri kundër autobusit, i cili po kthehej pasi kishte bartur nxënësit nga shkolla.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit S.Gj.

Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit S.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin S.Gj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

(Kosova Sot Online )