Albin Kurti propozon datat kur mund të nënshkruhet Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve

  • E.K /
  • 22 December 2023 - 13:20
Albin Kurti propozon datat kur mund të nënshkruhet Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim se kur mund të nënshkruhet Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se kjo mund të bëhet në Samitin e Këshillit Evropian, që mbahet më 21 e 22 mars të vitit 2024.

“Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)