Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 11:49
Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka vizituar zyrat e KFOR-it, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai është pritur nga Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Komandanti i KFOR-it në takim ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen dhe kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR-it

“Presidenti i Republikës së Bullgarisë,Rumen Georgiev Radev ka vizituar komandantin Özkan Ulutaş, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e patundur të Bullgarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

(Kosova Sot Online)