Po vazhdon operacioni për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 13:31
Po vazhdon operacioni për gjetjen e kosovarit që ra aksidentalisht në lumin Buna

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i Kërkim-Shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë për gjetjen e një shtetasi të Kosovës, i cili ka rënë aksidentalisht në këtë lum, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)