Kurti kritikon Prokurorinë që s’po i publikon hetimet e Bajnskës

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 13:45
Kurti kritikon Prokurorinë që s’po i publikon hetimet e Bajnskës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se pyetja se pse ende s’janë bërë publike hetimet e sulmit terrorist të 24 shatorit në Banjskë është për Prokurorinë Speciale, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai tha se çdo informacion që Qeveria ka pasë ia ka përcjellë Prokurorisë së Shtetit dhe thotë se ka shpërputhje mes posedimit të informacionit dhe njerëzve që do të duhej të ishin prapa grilave.

Kurti tha se ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake.

“Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, nuk ka që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku. 3 muaj kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka pa numër fakte dhe dëshmi materiale që janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat për sulmin në Banjskë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake. Ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake. Po ka shpërputhje shumë të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Për pasojë edhe të njerëzve që janë prapa grilave. Është numër mino. Dhe ky hendek s’mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit. Andaj edhe pyetja duhet të jetë Prokurorinë e Shtetit. Unë jam këtu për të ndihmuar, por ata janë aty për të punuar. S’mund ta ndihmoj dikë që s’punon. Mund ta ndihmoj dikë vetëm që punon”.

(Kosova Sot Online)