34-vjetori i themelimit të LDK’së, Mustafa: Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 14:23
34-vjetori i themelimit të LDK’së, Mustafa: Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë një postim lidhur me 34 vjetorin e themelimit të LDK’së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka thënë se urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së.

“Sot Kosova shënon Përvjetorin e Demokracisë.34 vite më parë, më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar, Ibrahim Rugova. Në këtë ditë u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës. Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore. IM”.

(Kosova Sot Online)