Gjakovë: Vëllai rrah dy motrat dhe vëllanë, gjendet në arrati

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 16:10
Gjakovë: Vëllai rrah dy motrat dhe vëllanë, gjendet në arrati

Tre persona (dy motra dhe vëllai i tyre) kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje në Gjakovë.

Ndërsa, i dyshuari gjendet në arrati.

Policia ka njoftuar se rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“DHUNË NË FAMILJE.

Gjakovë 22.12.2023 – 22:40. Tri viktimat meshkuj kosovarë (dy motra dhe vëllai i tyre) kanë njoftuar policinë se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)