Kjo është gjendja në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 08:32
Kjo është gjendja në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Shumë bashkatdhetarë që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës, vijnë në Kosovë me ardhjen e festave të fundvitit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi numri i atyre që vijnë, është i madh, nganjëherë shkaktohen edhe kolona hyrje në pikat kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi.

Pritjet më të mëdha janë te Dheu i Bardhë deri në dy orë, ndërsa në Merdarë deri në gjysmë ore.

(Kosova Sot Online)