Për festën e Krishtlindjeve sot do të mbahen organizime të ndryshme

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 08:48
Për festën e Krishtlindjeve sot do të mbahen organizime të ndryshme

Sot në Prishtinë do të mbahen organizime të ndryshme, me rastin e Krishtlindjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më fillim prej orës 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.

Ndërsa, nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.

Mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.

(Kosova Sot Online)