Policia jep detaje pasi disa të dyshuar tentuan ta rrëmbejnë një person

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 09:03
Policia jep detaje pasi disa të dyshuar tentuan ta rrëmbejnë një person

Një burrë ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tri automjete ia kanë bllokuar rrugën dhe disa persona janë munduar ta fusin në veturën e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mirëpo ata nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë dhe më pas janë larguar.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

“TENTIM RRËMBIMI- Vushtrri  23.12.2023-22:48. Viktima  mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje,  tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga  ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)