Osmani uron Krishtlindjet: Paqe dhe gëzim për secilën familje

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 10:24
Osmani uron Krishtlindjet: Paqe dhe gëzim për secilën familje

Krishtlindjet i ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë se Krishtlindja është kohë reflektimi e solidariteteti.

Ajo ka thënë se në këtë ditë kremte “le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë”.

Urimi i plotë:

Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.

Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!

Gëzuar për shumë mot!

(Kosova Sot Online)