Policia gjen pajisje ushtarake në një autobus në Merdar

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 15:18
Policia gjen pajisje ushtarake në një autobus në Merdar

Gjatë kontrollimit të bagazhit të një autobusi në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, Policia e Kosovës ka gjetur pajisje të dyshuara ushtarake, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Tri thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole, një imtim i predhës, etj”, thuhet në njoftim e Policisë, ku theksohet se rasti është iniciuar si “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.

“Policia e Kosovës me autoritetet doganore po punojnë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të tyre për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës. Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim”.

“Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj”, thuhet në njoftim.

Pajisjet janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.

(Kosova Sot Online)