Meta për festën e Krishtlindjes, uron të gjithë besimtarët e krishterë

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 16:26
Meta për festën e Krishtlindjes, uron të gjithë besimtarët e krishterë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe shqiptarët, për festën e Krishtlindjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Meta uron bekimet dhe ngrohtësinë e Zotit për të gjithë, veçanërisht ata që përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë.

“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.

Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, thuhet në mesazhin e kreut të PL-së.

(Kosova Sot Online)