Gjykata lë në burg 38-vjeçarin pasi rrëmbeu 27-vjeçaren

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 17:18
Gjykata lë në burg 38-vjeçarin pasi rrëmbeu 27-vjeçaren

Një 38 vjeçar, i cili u arrestua pasi tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27 vjeçare pasi e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, do të mbetet në arrest me burg.

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë Vireldo Dervishin në burg nën akuzën se ka kryer veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

(Kosova Sot Online)