'Kosova Sot Online' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 18:00
'Kosova Sot Online' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes

Festa e Krishtlindjeve  është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo 24- 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Me këtë rast redaksia e gazetës së 'Kosova Sot Online' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë festën e Krishtlindjes.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por përveç anës  spirituale dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat  më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë. Përgatitjet  për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve. Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

(Kosova Sot Online)