Moti sot me diell dhe vranësira të pakta në Kosovë

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 08:15
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta në Kosovë

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njofton se sot moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas IHMK-së , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Ndërkaq në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

(Kosova Sot Online)