Prishtinë: Një person gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 08:41
Prishtinë: Një person gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në kulmin e shtëpisë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Njoftimi i Policisë:

HETIM MBI VDEKJEN

Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)