Detaje nga plagosja në Gadish të Gjilanit – policia arreston 6 të dyshuar

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 09:05
Detaje nga plagosja në Gadish të Gjilanit – policia arreston 6 të dyshuar

Një person u plagos mbrëmë në fshatin Gadish të Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bënë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar 6 të dyshuar, njëri nga ta i mitur.

Policia shton se në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Gadish, Gjilan 24.12.2023-12:40 Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)