Prishtinë: Arrestohen tre persona, sulmuan tre fqinj

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 09:09
Prishtinë: Arrestohen tre persona, sulmuan tre fqinj

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre fqinj të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 24.12.2023-15:10. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre – tre viktimat meshkuj kosovar, me të cilët janë konfrontuar fizikisht dhe u kanë shkaktuar lëndime. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa (tre) të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)