Gjakovë: Vëllai e sulmon vëllain, i shkakton lëndime dhe e bën për spital

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 09:24
Gjakovë: Vëllai e sulmon vëllain, i shkakton lëndime dhe e bën për spital

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë 24.12.2023-22:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar viktimën kosovar -vëllain e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)