Digjet një person në veturë në Prizren, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 09:32
Digjet një person në veturë në Prizren, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Një person është djegur në Prizren bashkë me veturën në të cilën ndodhej, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është kuptuar se në veturë gjendet edhe një person, i cili është djegur.

Viktima dyshohet të jetë Sh.K i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë i Prizrenit, ndërsa vetura është Golf 2.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “.

Njoftimi i plotë:

Vdekje e dyshimt në Prizren

Prizren, 25 dhjetor 2023

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashk me viktimën.

Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim.

(Kosova Sot Online)