Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi, normat e interesit kanë shënuar rritje

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 12:00
Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi, normat e interesit kanë shënuar rritje

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, qytetarët dhe bizneset që kanë kredi në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

(Kosova Sot Online)