Vdekja tragjike e çiftit në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 14:34
Vdekja tragjike e çiftit në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha  se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se “njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”.

“Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, tha Nikçi

(Kosova Sot Online)