Ky është çifti nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në bjeshkë

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 15:01
Ky është çifti nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në bjeshkë

Raportohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bjeshkët e Junikut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe sipas informacioneve të para shkak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktimat janë Mic Tofaj, pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Krimeve të Rënda tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Njësitë përkatëse të Policisë tashmë kanë intervenuar dhe akoma nuk dihen rrethanat e rastit.

(Kosova Sot Online)