Vdekja e çiftit në bjeshkët e Junikut, “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 15:23
Vdekja e çiftit në bjeshkët e Junikut, “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”

Policia ka japur detaje për vdekjen tragjike të çiftit, Mic Tofaj dhe bashkëshortës së tij, Fatlinda Maloku-Tofaj në bjeshkët e Junikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)