Kovaçevski komenton pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 16:37
Kovaçevski komenton pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Pjesëmarrjen e partisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në shtetin fqinj, e ka komentuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai ka thënë se nuk ka parë kurrë diçka të tillë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kovaçevski tha se “duhet të shihet se çfarë saktësisht nënkuptohet”, sepse sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e majit 2024 në Maqedoninë e Veriut, kjo do të ishte “një lloj dinamike e padëshirueshme”.

“Nuk është e panjohur që partitë simotra të marrin pjesë në mbështetje politike të partive në shtetet tjera. Megjithatë, deri më tani nuk kam parë parti nga vende të tjera të marrin pjesë në një proces zgjedhor në një vend tjetër. Duhet të shihet se çfarë saktësisht nënkuptohet, sepse nëse partitë politike nga fqinjësia fillojnë të marrin pjesë në zgjedhjet në vendin tonë, mund të ndodhë që të dëshirojnë të marrin pjesë edhe nga vende të tjera, të cilat mendoj se do të paraqisnin një lloj dinamike të padëshirueshme”, tha Kovaçevski para gazetarëve në Shkup.


(Kosova Sot Online)