Ja kush thotë: Egoja e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 17:28
Ja kush thotë: Egoja e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut e rrezikon Kosovën

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon ta shrijë ndikimin e tij ngado, ka deklaruar publicisti Ben Andoni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Andoni beson se rrezikon t’i cënojë edhe zgjedhjet në Kosovë.

“Ekspansioni politik” i LVV-së, siç e quan ai këtë, sipas Andonit tregon se Albin Kurti ka synime të qarta afatgjate “për të qëndruar gjatë dhe fort në pushtet”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të garojë për pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut. Partia e tij dje u fut zyrtarisht në koalicion me opozitën shqiptare në shtetin fqinj.

Zgjedhjet parlamentare atje do të mbahen më 8 maj 2024 dhe Kurti është futur që herët në këtë garë, duke u renditur kah partitë shqiptare në opozitë si Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike.

(Kosova Sot Online)