Cili ishte shkaku i vdekjes së çiftit nga Kosova?/ Flet zëdhënësi i Prokurorisë Themelore

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 17:33
Cili ishte shkaku i vdekjes së çiftit nga Kosova?/ Flet zëdhënësi i Prokurorisë Themelore

Në bjeshkët e Junikut, kanë qëndruar të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka deklaruar ende nuk dihet për shkakun e vdekjes së pronarit të fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku-Tofajt, por se rryma është “njëra prej pistave”.

Ai tha se e presin një ekip të Instituti të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

“Jemi në pritje të ekipit të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ardhur në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se për ngjarjen Policia e Kosovës i njoftoi në mesditë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të Policisë me urdhër të prokurorit”, tha Nikçi.

Ai tha se është herët për të dhënë detaje, por shtoi se kur të dalin rezultatet e autopsisë, do të dihet më shumë për shkakun e vdekjes së tyre.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)