Gërvalla ka marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes në sheshin 'Shën Pjetri' në Vatikan

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 18:01
Gërvalla ka marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes në sheshin 'Shën Pjetri' në Vatikan

Në meshën e Krishtlindjes që u mbajt të dielën mbrëma në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe më pas në kremtën ku Papa Françesku dha mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjes sot në shehin e Shën Pjetrit,  ka marrë pjesë zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla nga atje i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.

“Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes. Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona”, tha Gërvalla, duke theksuar se ndihet e nderuar, e prekur dhe krenare që e përfaqëson Republikën e Kosovës në kremtimet e Krishtlindjes në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

“Në mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes në bekimin e mesditës “Urbi et Orbi” në Ditën e Krishtlindjes, Papa Françesku, bëri thirrje që Krishtlindja të sjellë paqe në gjithë botën dhe ta kthejë pikëllimin në gëzim dhe gjithashtu të ndalet dhuna dhe të ndihmohen të gjithë ata që vuajnë”, njoftoi MPJ-ja.

(Kosova Sot Online)