'Pas zgjedhjeve, Vuçiç shpërfaqi ‘Botën Serbe’ krah Dodik dhe Mandiç'

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 18:40
'Pas zgjedhjeve, Vuçiç shpërfaqi ‘Botën Serbe’ krah Dodik dhe Mandiç'

Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka folur për protestat e opozitës në Serbi pas manipulimeve masive të partisë në pushtet, me mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zhulali theksoi se Serbia është në regjim autoritar elektoral, pasi në këto raste, regjimet lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve por ato nuk janë të lira dhe të ndershme.

Sipas ekspertes, Vuçiç tezën më të qartë politike e bëri menjëherë mbas zgjedhjeve ku doli përkrah Dodik dhe kryetarit të parlamentit në Mal të Zi, Mandiç , ku shpërfaqi tezën e tij për krijimin e ‘Botës Serbe’ dhe kjo nuk mund të vijë në kushtet e një paqe totale në rajon por duke provokuar kriza të vogla të cilat marrin forma të ndryshme.

Zhulali: Në Serbi tani ne kemi një regjim autoritar elektoral, kështu quhen në këto raste kur regjimet lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve por ato nuk janë të lira dhe të ndershme. Pra ti krijon një fasadë sikur ka demokraci, por në të vërtetë çdo gjë është e kontrolluar ku në këtë rast është e kontrolluar nga një njeri që ka pushtet absolut që është Aleksandër Vuçiç.

Nga ana tjetër Vuçiç e ka zhvilluar të gjithë fushatën e tij elektorale me një frymë të nacionalizmin ekstrem edhe pse ai vetë nuk është në krye të partisë më, është njeriu që nuk garon për kryeministër, nuk garon për kryetar bashkie, mirëpo ai është pesoni që ka udhëhequr të gjithë fushatën politike pra është njeriu që kontrollon çdo gjë.

Në këtë kontekst Vuçiç tezën më të qartë politike e bëri menjëherë mbas zgjedhjeve ku doli përkrah Dodik dhe kryetarit të parlamentit në Mal të Zi, Mandiç , ku shpërfaqi tezën e tij për krijimin e ‘Botës Serbe’ dhe kjo nuk mund të vijë në kushtet e një paqe totale në rajon por duke provokuar kriza të vogla të cilat marrin forma të ndryshme.

(Kosova Sot Online)