Konfiskohet sasi e madhe e cigareve të kontrabanduara në veri

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 19:39
Konfiskohet sasi e madhe e cigareve të kontrabanduara në veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të madhe cigaresh të kontrabanduara në Zubin Potok, sot rreth orës 16:30.

Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se lidhur me rastin është konfiskuar furgoni që ishte i ngarkuar me cigare si dhe është dërguar në Doganë.

Elshani tha se për këtë rast nuk ka të arrestuar.

(Kosova Sot Online)