Peci kritikon Vetëvendosjen për përfshirjen e saj në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 22:25
Peci kritikon Vetëvendosjen për përfshirjen e saj në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirjen e saj në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, e ka kritikuar drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Pecit, kjo do të ndikojë në dëmtimin e raporteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai ka renditur arsyejet pse Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti po gabon në qasjen ndaj zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Më tutje ai ka deklaruar se “Perëndimi do t’i shohë me të njëjtat thjerrëza “botën serbe” dhe “botën e Albinit”.

”Pjesemarrja e VV ne zgjedhjet e Maqedonise Veriore, ne kohen kur si asnjehere me pare rajoni ka nevoje per stabilitet, eshte nje gabim kapital me pasoja te renda per vendin tone. Pikesepari, me kete akt do te demtohen rende marredheniet me Maqedonine e Veriut, dhe njekohesisht do ta dobesohet pozicioni i shqiptareve ne kete vend. Ky akt nga vendi yne fqinje lexohet si nje agresion ne skenen politike nga nje vend tjetër”, ka shkruar Peci në Facebook.

“Se dyti, do t’i legjitimon Vucicit opsionin e pjesemarrjes ne zgjedhjet e Kosoves me partine e tij, e cila mund t’i fitoj dhjete vende ne Kuvendin e Kosoves, dhe ne te ardhmen te jete edhe pjese e qeverise. Me kete mund shkaterrohet cdo perspektive e pluralizmit politik ne mesin e komunitetit serb te Kosoves, dhe njekohesisht Serbia edhe zyrtarisht do ta bashkeqeverise vendin tone”.

“Se treti, me kete akt do te demtohen edhe me teper marredheniet e Kosoves me perendimin, kur kemi  mbetur ne mes te rruges se perfundimit te dialogut me Serbine, dhe jemi duke e bartur peshen e sanksioneve te BE-se. Ne syte e perendimit, “bota serbe” dhe “bota e Albinit” do te shikohen me te njejtat thjerreza, dhe doren ne zemer, veshtire se mund te shikohen ndryshe”, ka deklaruar ai.

“Vetem nje gje ketu eshte enigme, dhe ajo se cfare po i duhet kjo Albinit, kur dihet se asnje te mire nuk i sjelle Kosoves, por i bjen vetem te keqija, dhe njekohesisht nuk i demton vetem shqiptaret e Maqedonise se Veriut, por edhe partite politike jo-nacionaliste ne kete vend”, përmbyllet postimi i tij.

(Kosova Sot Online)