Një zyrtar policor goditet me veturë

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 22:47
Një zyrtar policor goditet me veturë

Raportohet se një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës, teksa polici kishte tentuar ta ndalojë të dyshuarin për kontrollë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00 dhe konfirmohet se polici është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i dyshuari është në arrati, ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencë pas goditjes nga vetura.

(Kosova Sot Online)