Shantazhohet një mërgimtar, i kërkohen para në mënyrë që mos t’i publikohet një video intime

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 09:51
Shantazhohet një mërgimtar, i kërkohen para në mënyrë që mos t’i publikohet një video intime

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shantazhit që ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të policisë, një person ka kërkuar para nga një mërgimtar në mënyrë që mos t’i publikohet një video intime.

Policia shton tutje se sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online pasi të arrin jashtë RKS-së.

Njoftimi i Policisë:

SHANTAZH

Aeroporti i Prishtinës 25.12.2023-19:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime. Sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online pasi të arrin jashtë RKS-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)