Podujevë: Kanoset një zyrtar policor

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 10:01
Podujevë: Kanoset një zyrtar policor

Një zyrtar policor është kanosur dje në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Pas intervistimit nga policia ai është liruar.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 25.12.2023-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)