PDK-ja e dërgon Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 10:52
PDK-ja e dërgon Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës sot e dërgoi për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ferat Shala nga PDK tha se janë të bindur që ky ligj do të duhej të kthej dhe suprimohej sepse sipas tij kjo qeveri me ligje të tilla diskriminuese po orvatet të kap resurset dhe asetet.

“Dështimet ekonomike që ka arritur në këto tri vjet në këto ndërmarrje po orvatet të vendosë një super-strukturë menaxhuese për të krijuar pabarazi dhe për të hap linja të reja të kontrollit mbi këto asete”, tha ai.

(Kosova Sot Online)