Policia dhe Dogana janë duke zhvilluar një aksion në Leposaviq, dyshohet për mallra të kontrabanduara
Dogana dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Leposaviq, nën dyshimet për kontrabandë me mallra, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë aksion po kontrollohet një depo, që ndodhet pranë rrethrrotullimit.
“Po bëhet një kontroll për shkak të informacioneve se posedon edhe mallra të cilat janë kontrabandë, prejardhja e të cilave nuk dihet ose janë bartur ilegalisht nga Serbia”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
(Kosova Sot Online)
