Vranë dy drerë në Rugovë, ndalohen dy persona

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 13:11
Vranë dy drerë në Rugovë, ndalohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Pejë, për shkak se kishin kryer gjueti të paligjshme në bjeshkët e Rugovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy të dyshuarit të dielën vranë dy drerë në Rugovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘Gjuetia e kundërligjshme’”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)