Trajkoviq ka ftuar studentët dhe profesorët nga veriu i Kosovës, që t’i bashkohen protestave në Serbi

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 13:52
Trajkoviq ka ftuar studentët dhe profesorët nga veriu i Kosovës, që t’i bashkohen protestave në Serbi

Këshilltarja e ministrit kosovar për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, fton studentët dhe profesorët nga Kosova që t’i bashkohen protestës në Beograd, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo në rrjetin social X, ka shkruar se kjo është një mundësi që ata të vendosin nëse do t’i shërbejnë regjimit dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, apo do të luftojnë për Kushtetutë.

“Protestat e studentëve janë një shans për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës me qendër në veri që përfundimisht të vendosin: do të vazhdojnë t’i shërbejnë Radoiçiqit dhe këtij regjimi apo do të luftojnë për Kushtetutë dhe dinjitet?”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)